Mirlind Behluli: Hapja e Panairit të Librit Shqip në Shkup po realizon një vizion të Xhemail Mustafës pas 30 vitesh

“Pas 30 vitesh, kjo dëshirë në një masë të madhe nisi të realizohet”, ka vlerësuar gazetari nga Prishtina, Mirlind Behluli, duke komentuar hapjen e Panairit të Librit në gjuhën shqipe në Sheshin Skënderbeu në Shkup.

Sipas Behlulit, ky është një hap konkret drejt realizimit të vizionit që intelektualët shqiptarë e kishin artikuluar dekada më parë për rolin e shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

banner

Ai rikujtoi se në qershor të vitit 1996, publicisti dhe veprimtari Xhemail Mustafa, duke shkruar për manifestimin “Ditët e Naimit”, kishte theksuar nevojën që shqiptarët të krijonin kushtet që Shkupi të bëhej qendër politike, administrative, universitare dhe kulturore edhe e shqiptarëve.

Sipas Mustafës, shqiptarët duhej ta demonstronin praninë e tyre kulturore në Shkup, si kryeqytet i vendit dhe hapësirë ku duhej të artikulohej kërkesa për barazi dhe shtetformësi.

Behluli vlerëson se organizimi i Panairit të Librit Shqip në Sheshin Skënderbeu, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dëshmon se kjo aspiratë historike po merr formë konkrete, veçanërisht tani kur VLEN është pjesë e qeverisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.