Mirlind Behluli i reagon Përparim Ramës: Protestat e vitit 1997 janë projekt i Albin Kurtit, ka punuar me Adem Demaçin në Zyrën e UÇK-së

Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me kontributin e Albin Kurtit në luftën çlirimtare.

Behluli tha se është e padrejtë të mohohet roli i Kurtit në periudhën e rezistencës dhe luftës.

banner

“Me thanë Albin Kurti ka mungesë të kontributit në luftën çlirimtare është akuzë bajate”, shkroi ai.

Sipas Behlulit, protestat studentore të vitit 1997 kanë qenë projekt i Albin Kurtit.

“Protestat e vitit 1997 janë projekt i Albin Kurtit”, deklaroi ai.

Ai përmendi edhe angazhimin e Kurtit në Zyrën e UÇK-së me Adem Demaçin.

“Ka punu me Adem Demaçin në Zyrën e UÇK-së”, u shpreh Behluli.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.