
Gazetari Mirlind Behluli ka kritikuar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pas reagimit të saj për përdorimin e flamurit të UÇK-së në protestat në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec.
Sipas Behlulit, OVL-ja nuk ka reaguar më herët kur emri dhe simbolika e UÇK-së janë përdorur në fushata politike.
“OVL e UÇK kurrë s’ka reagu kur emri i UÇK është keqpërdorë në fushatë”, ka shkruar ai.
Behluli tha se flamuri i UÇK-së i takon gjithë kombit shqiptar dhe jo një organizate të vetme.
“Flamuri i UÇK i takon kombit, jo OVL”, deklaroi ai.
Sipas tij, problemi real nuk është përdorimi i flamurit, por fakti që protestat janë kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Pra problemi s’është te keqpërdorimi i flamurit të UÇK, por ndaj kujt po protestohet”, u shpreh Behluli.
Ai përmendi edhe protestat e mëhershme në Shkup për çështjen e gjuhës shqipe, ku sipas tij ishte përdorur flamuri i UÇK-së pa reagim nga OVL-ja.
“Kjo është dyfytyrësi”, shtoi ai.



