
Pak më parë ka nisur fjalën e tij përfundimtare Luka Mishetiq, avokati i Hashim Thaçit.
Në fjalën e tij, Mishetiq ka theksuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur të vërtetojë aktakuzën.
“Ne parashtrojmë se në kuvendimet tuaja do të arrini pashmangshëm së ZPS-ja nuk arriti të plotësojë kriteret e standardit të barrës së provës që i përket. Tërësia e provave vërteton një konsensus të dëshmitarëve ndërkombëtarë, atyre brenda UÇK-së dhe prova shkresore që vërtetojnë dyshimet e arsyeshme lidhur me pretendimet e ZPS-së” – tha Mishetiq, shkruan Betimi për Drejtësi.
Tutje, Mishetiqi vlerësoi se ndërkombëtarët kanë dëshmuar se gjërat që po ndodhnin nuk ishin të lidhura me Thaçin.
“Kur të filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Thaçi është i pafajshëm dhe pastaj do të vlerësoni se provat e paraqitura nga ZPS ju kanë bindur juve se jashtë dyshimit të arsyeshëm se Thaçi është fajtor. Nëse Prokuroria s’ju ka bindur ju, ju duhet të arrini të paktën një shpjegim të arsyeshëm të provave ndryshe. Pra, që Thaçi nuk është fajtor për akuzat që janë në aktakuzë”, tha ai.



