Myftiu Tërnava: Partitë të bëjnë fushatë me respekt e maturi, larg gjuhë së urrejtjes e përçarjes

Naim Tërnava, myfti i Kosovës, ka mbajtur fjalimin para festës së Kurban Bajramit.

Në fjalimin e tij, Myftiu Tërnava ka pasur një këshillë ose kërkesë për partitë politike.

banner

“Andaj ju bëj thirrje të gjitha forcave politike në vend që fushatën ta zhvillojnë me dinjitet, maturi dhe respekt, larg gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes. Le të garohet me ide, vizion dhe përgjegjësi ndaj atdheut, sepse sovrani është qytetari, dhe vullneti i tij duhet të respektohet mbi çdo interes politik. Pavarësisht rezultatit, Kosova ka nevojë për unitet, bashkëpunim dhe institucione të forta që i shërbejnë popullit dhe mbrojnë të ardhmen e vendit tonë” – ka thënë Tërnava.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.