banner

Nagavci njofton: 567 vajza e gra përfituese të bursës STEM

Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e MASHTI-t, ka njoftuar për bursat STEM, që ndahen çdo vit nga kji ministri.

Sipas Nagavcit, këtë vit këtë burse e kanë përfituad 567 studente vajza e gra.

banner

“📣567 studente të jashtëzakonshme vajza e gra, përfituese të bursës STEM këtë vit!

✍🏻 Kam kënaqësinë të njoftoj se kemi publikuar listën e përfituesve të mbështetjes financiare për studentet që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Këtë vit, 567 vajza dhe gra të talentuara do të përfitojnë bursën STEM në vlerë 1,000 euro, një investim i drejtpërdrejtë në potencialin e tyre profesional dhe akademik.

👩🏼‍🔬👩🏼‍💻 Fuqizimi i vajzave dhe grave në këto fusha jo vetëm që i mbështet ato në rrugën e tyre drejt arritjeve të mëdha, por është edhe një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit tonë.

🎓 Prandaj, si Ministri e Arsimit dhe si Qeveri, mbetemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë studentët tanë.

#QeveriaPërStudentët” – ka shkruar Nagavci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button