
Familja Geci duket se është ndarë politikisht në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, pasi anëtarë të së njëjtës familje do të garojnë në dy subjekte të ndryshme politike.
Fadil Geci do të kandidojë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa Fatos Geci, djali i Halil Gecit ,vëllai i Fadil Gecit, do të jetë kandidat në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sjellim ndërmend se kjo kishte ndodhur edhe herën e kaluar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.



