
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së Bahrije Mustafës, bashkëshortes së veprimtarit të ndjerë Xhemail Mustafa.
Abdixhiku e ka cilësuar atë si “një grua të rrallë”, që e përballoi dhimbjen me dinjitet dhe forcë.
“Jeta i kishte ngarkuar mbi supe peshën e një humbjeje të madhe, por ajo kishte ditur ta shndërronte dhimbjen në dinjitet, forcë dhe përkushtim”, shkroi ai.
Sipas Abdixhikut, Bahrije Mustafa mbeti gardiane e kujtimit dhe veprës së Xhemail Mustafës.
“Ajo mbeti përherë gardiane e kujtimit dhe veprës së bashkëshortit të saj”, deklaroi ai.
Ai tha se me vdekjen e saj largohet edhe një pjesë e rëndësishme e kujtesës kolektive.
“Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive”, u shpreh Abdixhiku.
Në fund, ai u shprehu ngushëllime familjarëve dhe tha se Bahrije Mustafa i qëndroi pranë Xhemail Mustafës “me dashuri, besnikëri dhe dinjitet deri në fund”.



