Nis numërimi i votave me postë nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se procesi ka filluar paralelisht me vazhdimin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike.

banner

“Derisa po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, ku deri më tani janë numëruar 34 nga 47 vendvotimet, KQZ ka filluar me numërimin e fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, votat e ardhura me postë janë ndarë sipas komunave të votuesve dhe janë sistemuar në kuti të veçanta votimi.

“Fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit. Aktualisht procesi ka nisur me një kuti votimi”, ka deklaruar Elezi.

Numërimi i votave me postë pritet të ndikojë në rezultatet përfundimtare të partive politike dhe kandidatëve për deputetë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.