
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të Librit Shqip në Çair, duke e cilësuar këtë ngjarje si moment të rëndësishëm për kulturën dhe gjuhën shqipe në Shkup.
“Sot Shkupi flet shqip”, deklaroi Mexhiti.
Ai tha se shqipja po dëgjohet përmes librave, mendimit dhe kulturës së shkruar.
“Flet shqip me zërin e librave, me gjuhën e mendimit dhe me praninë e kulturës sonë të shkruar”, u shpreh ai.
Sipas Mexhitit, ky panair dëshmon gjallërinë e gjuhës shqipe dhe fuqinë e fjalës së shkruar.
“Është një hap që e vendos librin shqip në qendër të hapësirës publike”, deklaroi ai.
Panairi i Librit Shqip do të qëndrojë i hapur deri më 7 qershor në sheshin “Skënderbe” në Shkup.



