
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në seancë po marrin pjesë shumica e deputetëve, përfshirë ata të VV-së e PDK-së.
Sjellim ndër mend që PDK-ja, e cila e ka iniciuar nismën për ndryshim të Ligjit, kanë thënë se presin që ai të miratohet të hënën në të dyja leximet.
Më saktë, 101 deputetë të pranishëm në seancën ku do të shqyrtohet projektligji për Gjykatën Speciale.
Aty mungojnë deputetë e Listës Serbe.
Gazeta Politika do të vazhdojë të raportojë për seancën e Kuvendit.
Lajm në përditësim…



