
Gazetari veteran Nuhi Ismaili ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se grupi që tentoi ta shkarkojë Lumir Abdixhikun nuk përfaqëson reformën brenda partisë.
Në një postim në Facebook, Ismaili tha se bëhet fjalë për një grup interesi.

“Grupi i LDK-së që tentoi ta shkarkonte nga posti i kryetarit Lumir Abdixhikun, nuk është grup reformues, por grup i interesit”, ka shkruar ai.
Sipas Ismailit, Abdixhiku ka bërë përpjekje për ta reformuar LDK-në, por ose i kanë munguar idetë, ose është sabotuar nga ky grup.
Ai shtoi se Abdixhiku tashmë ka një mundësi të re për ta reformuar partinë dhe, sipas tij, duhet ta bëjë LDK-në pjesë aktive të krijimit të institucioneve shtetërore përmes një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ismaili vlerësoi se një qeverisje e përbashkët me LVV-në mund t’i japë LDK-së kohë për reforma të brendshme dhe rikthimin e elektoratit të djathtë.



