
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka publikuar një shkrim, ku ka përkrahur aksionin e ShBA-së kundër presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Osmani ka shkruar se kështu duket lidershipi amerikan.
“Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tij kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.
Presidenti Trump qëndroi me popullin e Venezuelës dhe u përball me shtetin narko të Madurós — duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelët dhe krimi i organizuar. Kjo është ajo se si duket forca dhe udhëheqja amerikane.
Populli i Venezuelës meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika. Narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar kërcënojnë paqen shumë përtej kufijve kombëtarë.
Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane — vetë çlirimi ynë është dëshmi e saj. Në një moment kur SHBA po përballet me tiraninë në Venezuelë, ne të gjithë duhet ta forcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur është i bashkuar pas udhëheqjes amerikane dhe vlerave të përbashkëta. Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë krenarë së bashku — sepse liria jonë kolektive varet prej saj” – ka shkruar Osmani.



