Osmani: S’kam pritur që politika është kaq e ndytë, VV-ja po i fyen gratë në politikë, nënat shqiptare

Bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër gjuhën politike të përdorur së fundmi, duke thënë se nuk e kishte pritur që politika në Kosovë të bëhej “kaq e ndytë”.

Në një intervistë në “DPT te Fidani”, Osmani tha se linçimet dhe propagandat po vijnë nga një adresë e vetme, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

banner

“Nuk e kom pritë, me gjërat që kanë ndodhur kohëve të fundit, është më e ndyta”, deklaroi Osmani.

Sipas saj, partia në pushtet po përdor fyerje dhe propagandë ndaj grave në politikë dhe ndaj nënave shqiptare.

“Fatkeqësisht partia në pushtet po urdhëron fyerje, propagandë ndaj grave në politikë, ndaj nanave shqiptare”, u shpreh ajo.

Osmani tha se një gjuhë e tillë nuk është parë më herët në skenën politike të Kosovës.

“Fyerje që nuk i kemi pa kurrë në historinë politike të Kosovës”, deklaroi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.