OVL-UÇK: Ftojmë Specialen t’i numërojë dhe t’i marrë parasysh të gjithë këta zëra kundërshtues

OVL-UÇK falënderon pjesëmarrësit dhe i drejtohet me mesazh Gjykatës Speciale.

Mijëra qytetarë iu bashkuan marshit për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në një organizim të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

banner

Përmes një reagimi publik, OVL-UÇK falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në marsh, duke e cilësuar mobilizimin si dëshmi të mbështetjes qytetare për Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Veç falënderimit për pjesëmarrësit, organizata pati edhe një mesazh drejtuar Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke i bërë thirrje që të “numërojë dhe të marrë parasysh të gjithë këta zëra kundërshtues”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.