Paris Guri: Pas zgjedhjeve po flasin më së shumti ata që nuk u panë askund gjatë fushatës

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Paris Guri, ka kritikuar ata që, sipas tij, bëhen më aktivët në komentimin e rezultateve zgjedhore vetëm pasi përfundon procesi i votimit.

Guri tha se për tri palë zgjedhje me radhë po përsëritet i njëjti fenomen, ku më të zëshmit janë njerëzit që nuk kanë qenë pjesë e fushatës dhe as e angazhimit politik në terren.

banner

“Interesante se si, për tri palë zgjedhje radhazi, sapo përfundon procesi zgjedhor, më të zëshmit bëhen pikërisht ata që nuk i sheh askund gjatë fushatës”, ka shkruar ai.

Sipas Gurit, rritja e LDK-së erdhi falë punës së aktivistëve, strukturave dhe lidershipit të partisë.

“LDK-ja u rrit në kohë rekord. U rrit falë besimit tuaj, falë përkushtimit dhe vizionit të kryetarit të LDK-së, falë punës së atyre që ishin në ballë të betejës”, ka theksuar ai.

Në fund, Guri e ka përshkruar LDK-në si një projekt politik që mbahet gjallë nga ata që punojnë vazhdimisht për të.

“LDK është dashni. LDK është e atyre që nuk u ndalën asnjëherë së punuari për ngritjen e saj”, ka shkruar deputeti i zgjedhur.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.