Peci i ashpër me analistët: Panduri, Mehmetaj, Buzhala, Haxhiu e Kelmendi duhet të dënohen me 3-5 vjet burg

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka komentuar rezultatin zgjedhor, ku ai kryeson me një diferencë të ngushtë ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, duke shkuar në balotazh.

Gjatë deklarimit të tij, Peci ka adresuar kritika ndaj disa gazetarëve dhe analistëve, të cilët sipas tij kanë shkelur heshtjen zgjedhore.

Ai tha se ndaj tyre do të ndërmerren procedura ligjore.

“Disa prej tyre mendoj që janë kriminel, nuk janë gazetarë por janë kriminel, të cilët dalin në ditën e zgjedhjeve dhe e thyejnë heshtjen zgjedhore. Me pas rend dhe funksionim të organeve të drejtësisë, ata marrin minimalisht 3 deri në 5 vite burgim sepse është devijim i vullnetit, është imponim i vullnetit, kanë konsumuar vepra penale, për çka jemi në fazën finale të deponimit të kallzimeve penale ndaj gjithë atyre skemës kriminale, nga Ermal Panduri, Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi.”, tha ai.

Back to top button