
Faton Peci, një nga kryetarët e subjektit politik Guxo, ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime për sigurimin e votave që do të mundësonin votimin e qeverisë së re.
I pyetur nga T7 nëse ka pasur komunikim me parti të tjera për një mundësi koalicioni, Peci tha se diskutimet politike janë të vazhdueshme dhe nuk përbëjnë ndonjë risi.
“Çdoherë bre ka diskutime. Nuk përbën as lajm kjo ideja që diskutohet me akterë, me parti. Unë mendoj që me të dyja palët ka pasë bisedime edhe vazhdon me pasë deri të dielën”, u shpreh ai.
Sa i përket mundësisë që qeveria të formohet deri të dielën, Peci mbeti i rezervuar për një përgjigje të prerë.
“E shohim. Është përcaktim i deputetëve, i atyre që janë të zgjedhurit e popullit”, tha ai.
Megjithatë, ai theksoi se mbetet optimist dhe se formimi i qeverisë së re është interes i vendit.



