
VV merr 36.96 për qind të votave, ndërsa mbi 56 nga 57 kuti të votave me kusht tashmë janë numëruar.
Ka përfunduar numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta, ku deri në orën 22:00 të 6 janarit janë numëruar gjithsej 37 kuti votimi.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 36.96 për qind të votave të personave me nevoja të veçanta. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 26.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.30 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.13 për qind të votave.
Ndërkohë, ka mbetur më pak se 2 për qind e votave për t’u numëruar nga votat me kusht. Deri më tani janë numëruar 56 nga 57 kutitë e votave me kusht, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 50.69 për qind të votave. Pasojnë Partia Demokratike e Kosovës me 19.78 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.67 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.89 për qind.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 57 vendvotime me kusht të shpërndara në 38 komuna të vendit, në sistem janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për votim me kusht. Ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit për personat me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.



