
Kryetari i Prishtinës do t’i dhurojë “Hyjneshën në Fron” si shenjë nderimi për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të presë nesër në vizitë zyrtare këngëtaren e mirënjohur Dafina Zeqiri.
Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj vizite, Kryetari Rama do t’i dhurojë këngëtares Dafina Zeqiri veprën “Hyjnesha në Fron”, si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë.
Pas ceremonisë së dhurimit, është paralajmëruar edhe mbajtja e një konference për media.



