“Plumbin hak”: Për çka u dënuan deputeti Egzon Azemi dhe zëdhënësi i Qeverisë Kurti III, Arlind Manxhuka?

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Ndërsa të akuzuarit Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me 6 muaj burgim për kanosje, shkruan KOHA.

Në bazë të aktakuzës së ndryshuar në vitin 2026 zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj akuzohen për “Kanosje” drejtuar Afrim Shefkiut, prokuror special dhe Mentor Bajraktarit, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në vendimin e parë për këtë rast Themelorja e pati liruar Manxhukën nga akuza për nxitje të përçarjes, Azemin e Elshanin i dënoi me nga 6 muaj burgim për kanosje, ndërsa Zenelajn me 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Pas lirimit të Dejan Pantiqit nga paraburgimi, atëkohë i dyshuar për kryerje të veprës terroriste në dhjetor të 2022-ës Azemi shpërndau citatin “tradhtarët, plumbin e kanë hak” e Manxhuka ka shkruar se “ky aktlirim është akt tradhti”. 

banner

Ndërkohë Elshani, akuzohet se shkroi në këtë rrjet social postimin ku shkruhet se gjyqtarit e prokurorit “duhet t’u hidhet bombë në gojë”, ndërsa Zenelaj meqë pretendohet se shkroi grafite në Prishtinë me emrat e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, duke i quajtur “shtyllë turpi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.