
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit me numër 65, Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, ka kujtuar rastin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku ra në krye të detyrës heroi Afrim Bunjaku.
Në Banjskë, theksoi Rexhepi, shteti i Kosovës reagoi me vendosmëri ndaj një grupi terrorist, që cenoi rendin dhe sigurinë.
“Kosova dëshmoi se është shtet që mbron qytetarët dhe territorin e saj” – vlerësoi Rexhepi.



