
Durim Berisha, jurist i njohur, ka shkruar në lidhje me zhvillimet rreth projekt-ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Berisha ka komentuar qëndrimin se përmes projektligjit synohet heqja e kompetencës ekskluzive të interpretimit kushtetues të Dhomës Kushtuese të Gjykatës Speciale.
Berisha ka vlerësuar se një kompetencë e njohur nga Kushtetua nuk mund të ndryshohet përmes një ligji parlamentar.
Postimi i plotë:
Kompetenca ekskluzive e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese u është njohur përmes amendamentit nr. 24 të Kushtetutës. Një kompetencë e dhënë nga Kushtetuta nuk mund të hiqet përmes një ligji parlamentar (si akt juridik nënkushtetues), për shkak të hierarkisë së normave juridike që ekziston në rendin tonë kushtetues-juridik.
Hierarkia e normave juridike mësohet në lëndën “Fillet e së drejtës”, në semestrin e parë të studimeve në Fakultetin Juridik.




