
Daut Haradinaj ka komentuar takimet mes liderëve politikë për arritjen e një marrëveshjeje, duke thënë se ato nuk do të prodhojnë ndonjë rezultat.
Sipas Haradinajt, takimet që po zhvillohen mes krerëve të partive janë vetëm manovra politike.
“Takimet e kota të liderëve politikë s’do të prodhojnë asnjë send. Vetëm manovra se kush kujt po ia fut”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka thënë se më 6 tetor vëmendja duhet të jetë te protesta e paralajmëruar në shesh.
“Më 6 tetor do të duhej të ishim të gjithë në shesh”, ka shkruar Haradinaj.



