
Prokuroria Speciale ka njoftuar opinionin publik për aksionin e kontrollit dhe intervistimit të Shkëlzen Gashit, publicist.
Në njoftim, PS-ja ka treguar se Gashi është duke u hetuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në lidhje me ekspozitën për masakrat në Kosovë në vitet 1998-1999, e cila ekspozitë ngjalli shumë reagime për pasaktësitë faktike dhe të tjera çështje.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 30 mars 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Në kuadër të hetimeve, është intervistuar një person Sh.G., nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit, është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin.



