Promovohet libri “Një vit jetë pa institucione” i politologut Albinot Maloku

Këtë të hënë u bë promovimi i librit “Një vit jetë pa institucione”i cili mblodhi në Prishtinë publicistë, gazetarë dhe studiues. Në fokus të tij është një vit i zhvillimeve politike në Kosovë.

Pasditja e kësaj të hëne mblodhi publicistë, gazetarë e studiues në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani”.

banner

Krejt kjo pasi që aty u promovua libri “Një vit jetë pa institucione”, i politologut Albinot Maloku.

Në të janë trajtuar zhvillimet politike në Kosovë përgjatë një viti.

E fjalen i pari e mori publicisti nga Shqiperia Ben Andoni.

“Në librin e magjistrit të marrëdhënieve ndërkombëtare, doktorantit tash, zotit Maloku, të gjitha shembujt jepen në mënyrë shumë natyrshme, në mënyrë shumë të thjeshtë, në mënyrë sa më të qasshme dhe në mënyrë se si individi mund t’i rrokë, po edhe të ndihet mirë. Dhe besoj që kjo është diçka e madhe.Përmes librit pastaj, një individ i ri të shikojë realisht disa nga problemet e mëdha të Kosovës”, ka deklaruar publicist, Ben Andoni.

E për rëndësinë e librit foli edhe ish-ambasadori dhe gazetari Arbër Vllahiu.

“Kjo vepër për gazetarët dhe jo vetëm, për të gjithë ata që duan të rikujtojnë dhe kthejnë historinë në retrospektivë, do të ndihmojë ta kuptojnë se pse demokracitë ngecin, tjetërsohen apo dhe në fund të fundit zhvillohen më ngadalë. Më thjesht, Albinoti shënon me saktësi jo vetëm bëmat e një viti të plotë që është cilësuar i dështuar në Kosovë, por na kthen në zanafillën e tij në nisjen e një qeverisjeje të re, të cilësuar ndryshe dhe të pritur me shumë entuziazëm”, u shpreh ish-ambasadori dhe gazetari Arbër Vllahiu.

Ndërsa redaktori i këtij libri, vlerësoi mënyrën se si autori i ka lidhur ngjarjet politike me njëra-tjetrën.

“Albinot Maloku me saktësi e ka ruajtur kompozicionin dhe kontinuitetin e ngjarjeve politike që janë zhvilluar viteve të fundit në Kosovë, prandaj autori i librin ‘Një vit jetë pa institucione’ ka arritur që të gjitha këto elemente t’i gërshetojë suksesshëm.Përveç trajtimit të temave dhe çështjeve me rëndësi, dua të theksoj se gjuha, mënyra e trajtimit dhe raportet që Albinoti ka ruajtur me lexuesin e tij janë për t’u admiruar”, ka thënë redaktori I librit, Bajram Mjeku.

E në fund, para të pranishmëve foli edhe vetë autori, Albinot Maloku, i cili veçmas falënderoi prindërit e tij.

“Mendimi mund të jetë gjithsesi gjithëpërfshirës në kuptimin e asaj se secili se jep një opinion  dhe unë ndihem jashtëzakonisht po e përsëris prapë i nderuar me praninë tuaj. Lutem shumë që t’ju pëlqejë ky libër  dhe  gjithsesi njerëzit që dua t’i falënderoj me specifikisht janë dy që unë i kam shumë domethënë të veçantë, është mami edhe babi, që për mua janë autoritetet më përcaktuese dhe fuqia ime në çdo rrjedhë të ngjarjeve  qoftë profesionale, qoftë të karrierës e të ngjashme”, ka thënë autori i librit, Albinot Maloku.

Në fund të promovimit u bë edhe shpërndarja e librit te të pranishmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.