PZAP gjobit Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes zgjedhore

Ankesa e subjektit politik Kosovski Savez u pranua, ndërsa Lista Serbe u urdhërua të largojë materialet zgjedhore nga hapësirat publike në Leposaviq.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim lidhur me ankesën e subjektit politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, kundër subjektit politik Lista Serbe, me seli në veri të Mitrovicës.

banner

Ankesa kishte të bënte me shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të datës 24 dhjetor 2025, PZAP-i e ka pranuar ankesën e Kosovski Savez dhe ka konstatuar se Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes dhe detyrimet ndaj kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore. Si pasojë, PZAP-i e ka gjobitur Listën Serbe me 30 mijë euro dhe ka urdhëruar që menjëherë të largohen nga hapësirat publike të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me këtë shkelje.

Vendimi vjen pas ankesës së dorëzuar më 23 dhjetor 2025, në të cilën Kosovski Savez kishte pretenduar se Lista Serbe kishte vendosur materiale promovuese në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq, në kundërshtim me rregullat e fushatës zgjedhore.

PZAP-i ka theksuar rëndësinë e respektimit të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë, të barabartë dhe të ndershëm.

Ndërkaq, vlen të theksohet se Lista Serbe ishte gjobitur nga PZAP-i edhe një ditë më herët, më 23 dhjetor, me 20 mijë euro për një shkelje tjetër gjatë fushatës zgjedhore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.