Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pensionistë, fëmijë, sektorin privat e studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka kërkuar dizajnimin e “Pakos për Inflacionin 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për kategori të ndryshme të qytetarëve.

Kurti tha se pakoja synon mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit jopublik.

banner

“Qeveria jonë dhe e tyre nuk do t’i lërë kurrë vetëm qytetarët pavarësisht bllokadat që të tjerët mund t’i vendosin”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas tij, pensionistët dhe fëmijët nuk do të kenë nevojë për aplikim dhe pagesat do të realizohen javën e ardhshme.

Ndërsa për studentët dhe punonjësit e sektorit jopublik do të hapet procedurë aplikimi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se mbështetja prej 100 eurosh përfshin të gjithë të punësuarit me paga nën 1 mijë euro që nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Ai përmendi sektorin privat, ndërmarrjet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe kategori të tjera jashtë organizatave buxhetore.

Qeveria njoftoi po ashtu edhe rritjen e shtesave për lehonat.

Kurti tha se nga 1 korriku shtesat për lehonat do të rriten nga 325 në 500 euro në muaj.

“Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, deklaroi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.