Raportohet se Arian Tahiri do të emërohet shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Blerta Deliu do të ushtrojë detyrën e zëvendësshefes, pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë.

Arian Tahiri do të jetë shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga burime të Periskopit brenda kësaj partie.

banner

Sipas këtyre burimeve, Blerta Deliu do të mbajë pozitën e zëvendësshefes së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi është konstituuar legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, pas një bllokade njëvjeçare politike që kishte pamundësuar funksionalizimin e plotë të institucionit ligjvënës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.