Reagon Valon Syla pas përplasjes me Lladrovcin në “Pressing”: Ka një kufi, s’mund të tolerohet gjuha kërcënuese

Pas largimit nga studio, analisti Valon Syla ka sqaruar arsyet pse ndërpreu debatin me Ramiz Lladrovcin, duke thënë se përballë gjuhës kërcënuese dhe ofendimeve, nuk ka vend për diskutim normal.

Pas incidentit në emisionin “Pressing”, ku u përplas ashpër me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, analisti Valon Syla ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka sqaruar se vendimi për të lëshuar studion erdhi pas, siç thotë, një “gjuhe kërcënuese para dhe gjatë debatit”.

“Të nderuar, e kisha vazhdu debatin në T7, por me gjuhë kërcënuese para dhe gjatë debatit s’është gjithmonë e tolerueshme… është një kufi”, ka shkruar Syla. Ai theksoi se ka qenë korrekt gjatë përballjes, por se, sipas tij, përballë mungesës së argumenteve, është sulmuar me ofendime si “i paguar” apo “i pitë”.

Në reagimin e tij, Syla shtoi: “Monolog komandantash ‘ti nejt gaditu në studio’ ajo vlen për ushtri, jo për studio. Pyetja ishte e thjeshtë: fitove, urime… por pse po don me hi me zor në zyrë të PDK-së?”.

Syla përfundoi reagimin me tone ironike, duke thënë: “Fatkeqësisht unë s’kam kerr me kali… e as leper s’jam. Fat e suksese… #albanologji”.

Back to top button