Behrami e Jashari lëshojnë mbledhjen e komisionit: Flamuri i Kosovës dhe i UÇK-së janë në gjysmë shtizë

Artan Behrami, deputet i PDK-së, ka njoftuar se bashkë me kolegen e saj partiake, Sala Jashari, kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Behrami ka theksuar se lëshimi i mbledhjes lidhet me situatën e krijuar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Bashkë me kolegen Sala Jashari, pas konstituimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, u larguam në mënyrë demonstrative.

Flamuri i Kosovës dhe i UÇK-së janë në gjysmë shtize. Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës nuk mund të simulojnë normalitet.

Nuk ka asnjë temë, asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë qëndrim, asnjë kauzë më të rëndësishme sesa ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.