
Xhemajl Rexha, kryetar i AGK, ka reaguar pas sulmit verbal të ashpër të Sami Kurteshit të VV-së.
Ai e ka quajtur këtë gjuhë si shumë të ashpër.
“Shumë e rëndë, e papranueshme, por aspak e befasueshme dhe e çuditshme. Nuk është hera e parë që zoti Kurteshi na quan ‘Aleancë e Grupeve Kriminale’, edhe gazetarët tjerë i ka quajtur vrasës me pagesë. Kjo tregon atë që ai në fakt është, recidivist” – tha ai.
“Është koha e fundit që të ndalojë kjo gjuhë, të cilën zoti Kurteshi e bën me vetëdije. Një gjuhë e tillë është nxitje për mijëra komente online kundër mediave e AGK-së të cilat mund të çojnë në sulme fizike në rrugë”, deklaroi Rexha në Klan Kosova.



