Rikthehen reduktimet me rrymë, KOSTT-i thotë se po përballet me “vështirësi të jashtëzakonshme”

KOSTT-i ka paralajmëruar rikthimin e reduktimeve me rrymë.

banner

Në një njoftim për media, KOSTT-i ka vlerësuar se po përballet me vëshitrësi të jashtëzakonshme.

Tutje, në njoftim theksohet se nga ora 10:00, KOSTT-i do të kërkojë “aplikim të kufizimit të ngarkesës”, pra reduktime.

“KOSTT po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale. Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MË orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MË orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT detyrohet që nga ora 10:00 të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, ka shkruar KOSTT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.