
Këngëtarja me famë botërore shfaqet e mbështjellë me flamurin shqiptar, në një postim që fansat e quajnë simbol krenarie kombëtare.
Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e kaluar, artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar në mënyrën e saj karakteristike.
Në një postim në InstaStory, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë një fotografi nga një performancë e saj, ku shihet e veshur me një kostum të zi dhe e mbështjellë me flamurin kuqezi.
Postimi është interpretuar nga shumë fansa si një shenjë krenarie dhe mbështetje për kombëtaren shqiptare, e cila arriti një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë. Komentet në rrjete sociale janë mbushur me zemra të kuqe dhe flamuj shqiptarë, ndërsa shumë ndjekës e kanë falënderuar këngëtaren për gjestin e saj simbolik në një moment kaq të veçantë për sportin dhe unitetin kombëtar.




