Robelli kritikon ashpër priftin Shan Zefi që tha se “si mysliman s’ke shpirt shqiptar”: Taliban antishqiptar

Enver Robelli, opinionist dhe gazetar i njohur, ka shkruar një status, ku ka njoftuar për një deklaratë të çuditshme nga ana e Shan Zefit, Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë.

Robelli ka njoftuar se Shan Zefi ka vlerësuar për një radio gjermane se “si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”.

banner

Robelli e ka kritikuar një mendësi të tillë, duke e cilësuar se prifti foli si një “Taliban antishqiptar”.

“Mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës në Kosovë e diasporë, të cilët formalisht deklarohen si myslimanë, por shumica s’janë praktikues të rregullt, na qenkan, në fakt, krijesa pa shpirt shqiptar – këtë po e pretendon Shan Zefi? Vërtet beson ai në rrena të tilla? Edhe gazetarit gjerman kjo i duket paksa e çuditshme” – ka shkruar Robelli, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.