
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor.
Sipas njoftimit të premten, qëllimi kryesor i këtyre përgatitjeve është mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor.
Në këtë kuadër, gjatë ditës së zgjedhjeve do të angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.
“Në këtë kuadër, gjatë ditës së zgjedhjeve do të angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.”
Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të denoncojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se ka keqpërdorim apo manipulim të votës, në çfarëdo forme dhe nga kushdo qoftë.



