Sejnur Veshall falënderon Kurtin: Sot rruga ësht hap oër të gjithë

Veshall falënderon Kryeministrin Kurti dhe deputetin Kinolli për besimin dhe thekson rëndësinë e barazisë dhe përfaqësimit.

Sejnur Veshall ka përshëndetur si historik propozimin e tij për vendimmarrje në Qeverinë e Kosovës, duke u bërë përfaqësuesi i parë i komunitetit rom që arrin këtë nivel. Ai e konsideron këtë moment si një hap të rëndësishëm për barazi dhe mundësi të drejta për të gjithë qytetarët e vendit.

“Ky është një hap që tregon se barrierat mund të thyhen kur bashkohemi dhe besojmë në të njëjtin ideal,” tha Veshall. Ai shprehu mirënjohje për Kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin Albert Kinolli, të cilët i dhanë mundësinë të jetë pjesë e Qeverisë, duke e quajtur këtë përgjegjësi dhe nder të madh.

Edhe pse Qeveria nuk u votua, Veshall theksoi se ky moment shënon fillimin e një rruge të re ku zëri i çdo qytetari mund të dëgjohet dhe do të dëgjohet. Ai përfundoi me falënderime për mbështetësit e tij dhe komunitetin që besoi tek ai.

Back to top button