Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet së është përfituar përmes veprimtarive kriminale e që ka të bëjë me mashtrim kompjuterik.

Pasuria e sekuestruar është në vlerë rreth 100 mijë euro. Po ashtu është lëshuar edhe urdhër ndalues për këtë pasuri për të cilën janë njoftuar edhe bankat në Kosovë, shkruan KOHA.

banner

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Prokurori i Shtetit, pasuria e sekuestruar, në vlerë rreth 100.000 (njëqind mijë) euro, dyshohet se buron nga veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është lëshuar urdhër ndalues për këtë pasuri, për të cilin janë njoftuar edhe bankat komerciale në Kosovë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, në veçanti të krimeve kibernetike”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.