SHBA-ja zvogëlon praninë në KFOR, NATO nis reduktimin gradual të trupave në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre ushtarak në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), i cili ka bërë të ditur se vendimi është pjesë e një rishikimi më të gjerë të pranisë së Aleancës në Kosovë.

banner

“Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje, në faza dhe të bazuar në vlerësim të rrezikut, të kontributit amerikan në KFOR”, ka deklaruar zyrtari për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, NATO ka njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm do ta zvogëlojë gradualisht praninë e saj ushtarake në Kosovë, duke iu referuar përmirësimit të situatës së sigurisë në vend.

Aktualisht, misioni i KFOR-it numëron mbi 4.600 trupa nga 31 shtete pjesëmarrëse.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.