SHBA tenton sekuestrimin e një cisternë nafte të lidhur me Venezuelën, Rusia reagon me prani ushtarake

Tankeri, tashmë nën flamur rus, është ndjekur për më shumë se dy javë në Atlantik nga forcat amerikane

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bëjnë sekuestrimin e një cisternë nafte të lidhur me Venezuelën, e cila është ndjekur për më shumë se dy javë nëpër Oqeanin Atlantik nga forcat amerikane, ka raportuar agjencia Reuters duke cituar burime të mërkurën, percjell Koha.net.

banner

Cisterna, e njohur më parë si Bella 1 dhe tani e regjistruar si Marinera nën flamurin rus, kishte shmangur një bllokadë detare dhe përpjekje të Gardës Bregdetare të SHBA-së për t’u ndaluar pranë Venezuelës në muajin dhjetor.

Operacioni amerikan, i kryer nga Garda Bregdetare në bashkëpunim me elemente të ushtrisë, synon sekuestrimin e anijes në bazë të urdhrave gjyqësorë dhe sanksioneve që lidhen me transportimin e naftës nga vende të përfshira në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të mëhershme, Rusia ka dërguar në det një nëndetëse dhe mjete të tjera luftarake për të shoqëruar cisternën dhe për të penguar kapjen e saj nga forcat amerikane.

Pas ndryshimit të emrit, tankeri ka kaluar nën flamurin rus, duke pretenduar mbrojtjen e juridiksionit të Rusisë sipas së drejtës detare ndërkombëtare, çka mund ta vështirësojë ndalimin e drejtpërdrejtë nga SHBA-ja.

Incidenti pritet të rrisë tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Bella 1 ishte ndaluar nga Garda Bregdetare amerikane në Detin Karaibe në dhjetor, kur tentoi të hynte në Venezuelë, por ekuipazhi kishte refuzuar të lejonte hipjen e zyrtarëve amerikanë në anije dhe ishte larguar drejt oqeanit të hapur.

Më pas, anija u riemërua Marinera, u regjistrua nën flamurin rus dhe kaloi nën juridiksionin e Moskës, një veprim që mund t’i ofrojë mbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar detar për anijet nën flamur shtetëror.

Udhëtimi i saj nëpër Atlantik ka rezultuar në një ndjekje të gjatë nga forcat amerikane, përmes vëzhgimit ajror dhe detar, ndërkohë që Rusia ka shtuar praninë e saj ushtarake në zonë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.