
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se një një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka folur për çështjen e shkarkimit të Besim Kelmendit, nga fsunkioni i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit.
Ambasada u bën thirrje të gjitha palëve në Kosovë që t’i respektojnë ligjet e vendet dhe t’i ndjekin procedurat e duhura ligjore, transmeton REL.
Sjellim ndërmend që javën e kaluar Kelmendi u shkarkua gna Këshilli Prokurorial i Kosovës, në një mbledhje ku u hodhën dyshime për kourum, duke vlerësuar se ishte vendim joligjor.



