Shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi miratoi tri ligjet që mundësuan transformimin e FSK-së në ushtri.

Sot janë bërë shtatë vjet nga dita kur Kuvendi i Kosovës miratoi përfundimisht tri ligjet historike, me të cilat u mundësua transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës.

banner

Më 14 dhjetor 2018, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 107 vota për, i thanë “po” formimit të Ushtrisë së Kosovës, në një seancë të përcjellë me duartrokitje të gjata dhe emocione në sallën plenare.

Ligjet e miratuara përfshinin Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke hapur rrugën për ndërtimin e një ushtrie profesionale, moderne dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Në atë kohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte deklaruar se Kosova zyrtarisht kishte ushtrinë e saj.

“Nga ky moment, zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga ky çast janë ushtarë të Kosovës, të cilëve ua urojmë Ushtrinë e Kosovës”, ishte shprehur Veseli.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetit, duke forcuar sovranitetin dhe kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.