
Gani Mehmetaj, publicist, ditë më parë ka publikuar një status, të cilin redaksia e Gazetës Politika rasitisi ta shihte këtë të mërkure.
I shkruar më tre nëntor, teksti i Mehmetaj është një disi “fletrrufe” me një gjuhë politikisht jokorrekte, transmeton Gazeta Politika.
Mehmetaj ka treguar se ishte pjesë e takimit të Lëvizjes së Deçanit, një lëvizje që ende është nën hetim nga Prokuroria Speciale për nxitje të urrejtjes.
Në shkrimin e tij, Mehmetaj ka bërë një krahasim absurd.
Sipas tij, dalja publike e Lëvizjes së Deçanit ishte e ngjashme me themelimin e LDK-së me Ibrahim Rugovën, ish-president historik i Kosovës.
“Dalja e tyre në skenën politike i tronditi myslimanët e paguar (mercenarët). Gati u ftigën hoxhët kur e morën vesh se një grup burrash e grash që nuk shitën as nuk blihem kanë vendosur t’u kindërvihen
myslimanëve të shitur.
Dalja publike e veprimtarëve “deçanas” ishte e ngjashme me themelimin e partisë së parë shqiptare Lidhjes Demokratike me Ibrahim Rugovën.
Maqedonia, Ulqini e Presheva presin ndihmë që të lirohen nga islami mercenarë turko-arab” – ka shkruar Mehmetaj.




