Surroi i reagon Hekuran Muratit: Jemi shtet i varfër për shkak se nuk ka vizion zhvillimi – ka vizion shpenzimi të së gatshmes për nevoja elektorale

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me raportin që e rendit Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë.

Surroi e cilësoi arsyetimin e Muratit si “tepër ofendues”.

banner

“Jemi shtet i varfër për shkak se nuk ka vizion zhvillimi – ka vizion shpenzimi të së gatshmes për nevoja elektorale”, shkroi ajo.

Ajo kritikoi edhe politikat ekonomike të qeverisë, duke thënë se ekonomia po dëmtohet nga deficiti i lartë tregtar.

“Kur e mban deficitin tregtar në qiell e s’krijon borxh publik, na e dërrmon ekonominë dhe na sjell në pikën e mbijetesës”, deklaroi Surroi.

Reagimi i saj erdhi pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, komentoi raportin e WorldAtlas, të bazuar në të dhënat e FMN-së, ku Kosova renditet e dyta si vendi më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.

Murati kishte deklaruar se Kosova ka përmirësuar pozitën krahasuar me vitet e kaluara.

“Në fakt, deri në vitin 2019 diferenca e Kosovës me vendet e tjera ka shku duke u rrit, kurse tash lëre që e kemi ngushtu diferencën por edhe e kemi kalu një shtet”, kishte thënë ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.