Surroi: Kufiri mes Kosovës e Serbisë është ndarje mes botës euroatlantike dhe interesave ruse

Veton Surroi, shkrimtar dhe opinionist, ka shkruar një opinion, ku ka folur për katër mësimet që rrodhën nga lufta katër vjecare e Rusisë mbi Ukrainën.

Në shkrimin e tij të botuar në KOHA, Surroi ka vlerësuar se kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë është një kufi ndarje në mes botës euroatlanike dhe interesave ruse.

banner

“Mësimi i tretë është ai i ndikimit që kanë ndryshimet e këtilla tektonike në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Kur ra Muri i Berlinit, Serbia zgjodhi anën e gabuar historike – ishte kundër demokracisë, lirisë së popujve të ish-Jugosllavisë e në fund edhe paqes që po krijohej në një Evropë të çliruar nga komunizmi. Prej atëherë deri më sot, në një formë a tjetrën, e posaçërisht gjatë shekullit XXI kufiri mes Kosovës dhe Serbisë në një masë të madhe ka qenë kufiri ndarës mes botës euroatlantike dhe interesave gjeopolitike ruse” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.