
Veton Surroi, publicist dhe shkrimtar, ka reaguar ndaj një citati të shpërndarë, i cili i atribuohet ish-sekretares amerikane Madeleine Albright.
Surroi ka përgënjeshtruar pretendimin për citatin, duke treguar se është i rremë.
Postimi i plotë:
MAKINERIA E RRENAVE VAZHDON
Pra citati është i rrejshëm për këdo që merr në dorë librin e z.Albright. Por, për postuesit , grupin e Facebook “Diaspora me PDK” është arritur efekti; mesazhi është përsëritur nga 48 përdorues të tjerë.
Në prodhimin e përditshëm të rrenave grupi i cili besoj se ka djegur më shumë libra se sa që ka lexuar nxori rrenën e rradhës. Këso here citohet Madeleine Albright dhe libri i saj “Hell and Other Destinations: A 21st-Century Memoir “. Madje, ceket edhe faqja 241 si vendi ku gjendet citati i supozuar.
Libri i ka 370 faqe dhe NË ASNJË vend nuk gjendet emri I Hashim Thaçit e as imi.



