Taulant Koplikaj i përgjigjet Ali Ahmetit: Po koriteni bashkë si grup, s’po ju var kush

Gazetari nga Shqipëria, Taulant Koplikaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e akuzuar se po mbron kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe se, sipas tij, askush nuk po ua kushton vëmendje deklaratave të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Koplikaj i bëri thirrje Ahmetit të merret me problemet në vendin e tij.

banner

“Ooo kanë dek t’marrt o shoku Ali. Shif e ban lamsh andej ka vjen ti, nëse ka mbet kush që t’beson, se këtej veç po gjun n’havâ se s’po ta var kush as ty e as Thaçve t’Ramës. Po koriteni bashkë si grup”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Koplikaj iu drejtua edhe ministrit Taulant Balla.

“Se mos harroj, t’bani share Taulant Balla. Arritje asht edhe kjo”, përfundoi gazetari.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.