
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 28.09.2025, rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin.
Rruga Suharekë–Shtime mbetet e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.
Raporti i policisë:
Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti .
Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin.
Rruga Suharekë–Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.



