
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë me humor lidhur me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kupën e Botës.
Sipas mediave ndërkombëtare, Trump ka thënë se nëse SHBA-ja arrin në finalen e FIFA World Cup, ai do t’i kërkojë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që ekipi amerikan të paraqitet në fushë me 12 futbollistë.

“Nëse SHBA-ja arrin në finalen e FIFA World Cup, do t’i kërkoj Infantinos që ekipi ynë të paraqitet në fushë me 12 futbollistë”, ka thënë Trump.
Deklarata është interpretuar si batutë, duke pasur parasysh afërsinë dhe raportet publike mes Trumpit dhe Infantinos. SHBA-ja është një nga vendet nikoqire të Kupës së Botës.



