U përplasën me Ramën në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton Agron Shehajn dhe Erald Kaprin

Komisioni i Etikës në Parlament ka përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputetin e kësaj force politike, Erald Kapri.

Dy deputetët janë përjashtuar pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama në parlament, me arsyetimin se  penguan punimet e seancës plenare.

banner

Në seancën e së enjtes Kapri dhe Shehaj, debatuan me kryeministrin Edi Rama, ku deputeti Erald Kapri i grisi Ramës edhe fletën me titullin e kryeministrit.

Për disa minuta dy ligjvënësit mbajtën të bllokuar foltoren dhe shkëmbyen replika.

Më herët Shehaj u përjashtua me 30 ditë të tjera edhe për ofendimin ndaj ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.